E rëndë në aksin “Elbasan-Librazhd”! 55-vjeçari përplas për vdekje me makinë 24-vjeçarin dhe arratiset! Detajet nga aksidenti

Sep 7, 2024 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin “Elbasan-Librazhd”, ku një 55-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka shkaktuar një aksident të dyfishtë ku për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Mësohet se automjeti që drejtonte 55-vjeçari me iniciale N. B., banues në Elbasan, është përplasur me makinën, me drejtues 32-vjeçarin me iniciale E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin ku udhëtonte viktima.

Pas aksidentit, 55-vjeçari është larguar nga vendi aksidentit dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërsa 24-vjeçari me iniciale H. S., nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.

Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura