E rëndë në Durrës, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij! Ja çfarë dyshohet

Sep 20, 2024 | 20:28
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, pasi një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1 (2)

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të 40-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari me iniciale A. V., ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, njofton Urgjenca e Spitalit të Durrësit se në lagjen nr. 8 Durrës, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe  paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura