E rëndë në Korçë/ 53-vjeçari hidhet nga tarraca e katit të 7-të të një pallati, humb jetën

Oct 7, 2024 | 9:51
SHPËRNDAJE

Një  53-vjeçar është hedhur nga tarraca e katit të 7-të të një pallati në qytetin e Korçës.

korce

 

Sipas informacioneve të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të pazarit të qytetit në vendin i quajtur ‘pallati i kinezëve’.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa viktima është identidikuar si 53-vjeçari me iniciale J. K..

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura