E rëndë në Tiranë, dy të rinjtë godasin me sende të forta një 34-vjeçar! I plagosuri përfundon në spital, arrestohet 19-vjeçari dhe një adoleshent

Dec 20, 2024 | 14:52
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë kë ndodhur në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ku dy të rinj kanë goditur me sende të forta një 34-vjeçar.

policia

Sipas informacioneve paraprake, në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale Xh. T., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeçar, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin me iniciale J. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua 1 mjet prerës (thikë).

“Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. T., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. T., u gjet dhe u sekuestrua 1 mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura