E rëndë në Turqi/ Autobusi përplaset me shtyllën e betonit, 9 të vdekur dhe mbi 20 të lënduar

Aug 9, 2024 | 10:54
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në Ankara të Turqisë.

qwww

Një autobus i mbushur me pasagjerë është përplasur me një shtyllë betoni, që shërbente si këmbë e një mbikalimi.

Sipas mediave turke, si pasojë e këtij aksidenti, 9 persona kanë ndërruar jetë dhe 26 prej janë lënduar dhe janë dërguar në spital, disa në gjendje të rëndë shëndetësore.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, ka folur për aksidentin horror duke thënë se nga të dhënat e para dyshohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi, pasi në rrugë nuk shihen shenja frenimi.

Megjithatë, autoritetet janë duke e hetuar rastin për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura