E rëndë/ “S’duroja ta shihja ashtu”- Babai mbyt vajzën që vuante nga skleroza e shumëfishtë, më pas tenton të vrasë veten! Djali përballet me skenat shokuese

Oct 25, 2023 | 11:10
SHPËRNDAJE

Një 42-vjeçare është gjetur e vdekur në banjën e banesës së saj nga i vëllai. Mësohet se Katerina ishte mbytur nga i ati pasditen e së martës.

pallat

Pas vëllai i 42-vjeçares ka shkuar në banesë e saj në Sykies, Selanik është përballur me skenën shokuese.

Më pas, ai ka tentuar të komunikojë me babain e tyre, por ky i fundit nuk iu është përgjigjur telefonatave dhe ka shkuar në shtëpinë e tij në zonën e Toumbës.

Djali ka gjetur 69-vjeçarin të gjakosur në dyshemenë e kuzhinës me një plagë në bark, ndërsa pranë tij ka gjetur një armë shtizë.

Ai ka rrëfyer në polici se kishte vrarë vajzën e tij në mesditë dhe më pas ka shkuar në banesë për t’i dhënë fund jetës, duke qëlluar vetene me armë shtizë.

Babai i viktimës i ka thënë të birit se e vrau vajzën, e cila vuante nga skleroza e shumëfishtë, pasi nuk duronte ta shihte më në atë gjendje.

69-vjeçari u dërgua në spitalin e Hipokratit dhe iu nënshtrua një operacioni ku u konstatua se ka tre plagë, ndërsa policia ka sekuestruar në shtëpinë e tij armën shtizë.

Sipas informacioneve, 42-vjeçarja që banonte në banesën në rrugën Meteoron vuante nga skleroza e shumëfishtë.

“Ajo kishte sklerozë të shumëfishtë që në moshën 14-vjeçare. Kur erdha këtu e gjeta në një karrige me rrota. Ishte një krijesë e ëmbël e buzëqeshur”, tha një fqinje.

Ndërsa një tjetër fqinje tregoi: “Pashë vëllain e saj pasi erdhi ambulanca dhe më tha ‘fatkeqësisht nuk jemi mirë’. Një zonjë kujdesej për të për tre ditë dhe babai i saj gjatë ditëve të tjera. Nuk është e lehtë ta kesh fëmijën në këtë situate.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura