E rrallë/ Identifikohet lulja mishngrënëse në pyllin e Rrajcës

Jul 15, 2017 | 11:29
SHPËRNDAJE

Lulja është e njohur me emrin shkencor Pinguinkula është një varietet i rrallë që haset në Shqipëri. Por ajo gjendet në “laboratorin” natyror në pyllin e Rrajcës.

Fotot tregojnës se si lulja ka kapur në kurth insekte të ndryshme dhe i ka tretur me një lloj lëngu viskoz që lëshon. Pastaj ajo asimilon proteinat dhe gjithçka të nevojshme për rritjen e saj.20170714_131044_resized

Lulja në vetvete është e vogël dhe ka petale me ngjyrë të bardhë. Insektet “bien në kurth” pasi ata janë të tërhequr pas nektarit të saj. Por sapo prekin lulet gjethet e saj mblidhen dhe lëshojnë një lëng viskoz.

Pylli i Rrajcës, në Librazhd, u shpall së fundmi nga UNESCO pjesë e trashëgimisë botërore natyrore. Në këtë pyll gjithçka është e virgjër dhe ecën sipas ciklit biologjik natyror.

Meritë të padiskutueshme ka për këtë arritje Administrata e Zonave të Mbrojtura e drejtuar nga drejtori Fatmir Brazhda, shkruan Infoelbasani.al.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura