Kujtim Doko, i cili ka një pension 13-14 mijë lekë në muaj, u shpreh se sot pensionistët po heqin të zitë e ullirit për shkak të situatës të vështirë ekonomike.
I ftuar në “Open” në News 24, ai tha se pensionistët kanë edhe pak ndihmë nga fëmijët, sepse ndryshe nuk do mund të përballonin jetesën.
“Si ja bëjmë, përgjigja jonë është “e shtyjmë si të mundemi, ja ashtu”. Pensionisti është duke hequr të zitë e ullirit, vetëm që nuk tregojnë, rrinë në heshtje dhe e vuajnë nga përbrenda. E shtyjnë. Është një ndihmë e vogël prej fëmijëve, se ndryshe nuk dilet. Kam ndihmë prej djalit, po mos të kisha atë, do isha i mbaruar”, tha ai.
Në vijim ai u shpreh se duhet miratuar minimumi jetik dhe në bazë të këtij të vendoset minimumi i pensionit.
“Mendoj se duhet të miratohet minimumi jetik, dhe në bazë të kësaj të bëhet minimumi i pensionit. Nga kjo bazë të bëhet rritja e pensioneve. Nuk duhet të jetë nën 300 mijë lekë. Turp i madh në 30 vite demokraci të diskutohet kjo gjë, çfarë ka bërë kjo qeveri. Jam nga të përndjekurit politikë dhe nuk e votoj kurrë Edi Ramën, votoj parti të tjera”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al