“E sulmuan dhe e goditën me doreza hekuri”- Dhunimi i avokatit të ish-kryeministrit Berisha, flasin dëshmitarët

May 29, 2024 | 14:02
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga dhunimi avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur ditën e sotme (29 Maj) në ish-Bllok.

sokol mengjesi 4

Sipas dëshmitarëve okularë, agresorët e kanë sulmuar dhe goditur Sokol Mëngjesin me doreza hekuri .

Ata kanë treguar se avokati i Sali Berishës ka tentuar të largohet por veç sulmit brutal ai ka goditur edhe kokën në trotuar. Dy nga autorët që sulmuan përfaqësuesin ligjor të ish-kryeministrit janë identifikuar nga policia.

Raportohet se 3 autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele. Sokol Mëngjesi është dhunuar sapo ka lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Pasi u godit me grushte e sende të forta, avokati u dërgua tek Trauma ku mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme ndërsa na spital ka shkuar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura