Valter Bami ka mohuar të jetë i përfshirë në atentatin në Krujë, pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik), ku humbi jetën 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën 2 nipërit e tij (fëmijët e Gentian Bejtjas).
Vëllai i Durim Bamit u shoqërua mbrëmjen e krimit në polici, por u lirua për t’u arrestuar mbrëmjen e së enjtes (7 korrik).
Ishin gjurmë të barutit që iu gjetën në pjesën e dorës, indicie për policinë që të vendoste në pranga 37-vjeçarin.
Gjatë marrjes në pyetje ka mohuar të ketë lidhje me atentatin e Krujës. Ndërkohë ende nuk ka asnjë gjurmë se ku ndodhet Gentian Bejtja, i cili dyshohet se ndodhje në makinë me kunatin dhe fëmijët e tij natën e krimit.
Ai dyshohet se ka zbrituar nga makina pak para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushkë, ku ndodhi edhe atentati.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al