E vërteta e aksidentit të Meriton Mjekiqit, reagon për herë të parë Ilnisa Agolli: Na kanë shkaktuar shqetësime të konsiderueshme

Sep 14, 2024 | 16:54
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme ka bërë xhiron e mediave një lajm se ish-konkurrenti i Big Brother Vip, Meriton Mjekiqi kishte pësuar një aksident automobilistik në autostradën e Prishtinës.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (3)

Për këtë lajm kanë shkruar gjerësisht dhe media e Kosovës, ndërkohë qe vetë Meritoni dhe familjarët e tij nuk kane bere asnjë reagim për mediat.

Disa orë me vone, gazetari Melaim Zeka është shprehur se Meriton Mjekiqi ishte mire dhe se kishte qenë në një makinë me të, kur kishte shpërthyer goma e makinës.

“Për ju që jeni shqetësuar për punën e Meritonit, për aksidentin e tij. Unë dhe ai kemi qen në një makinë, Meritoni dhe unë jemi shumë mirë, siç më shihni”, është shprehur ai.

Ndërkohë që partnerja e tij, Ilnisa Agolli ka reaguar disa orë me vonesë, teksa ka mohuar ngjarjen. Sipas saj lajmi ishte i pavërtetë, dhe se u kishte shkaktuar shqetësime të konsiderueshme.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (3)

“Në kuadër të legjislacionit aktual në Shqipëri, është e rëndësishme të theksohet se ligjet në fuqi parashikojnë sanksione për përhapjen e informacionit të pavërtetë, duke përfshirë shpifjen dhe nxitjen e urrejtjes. Bazuar në *Nenin 120 të Kodit Penal*, shpifja ose përhapja e qëllimshme e informacioneve të pavërteta, me qëllim dëmtimin e reputacionit të një individi, përbën një vepër penale dhe është e dënueshme.

Kohët e fundit, një lajm i pavërtetë është përhapur në disa media, duke shkaktuar shqetësime të konsiderueshme. Ky veprim jo vetëm që është në kundërshtim me parimet e etikës së gazetarisë dhe kërkesat për objektivitet, por edhe shkel ligjet në fuqi, të cilat synojnë mbrojtjen e qytetarëve nga dezinformatat.

Institucionet përkatese, përfshirë * Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) *, duhet të marrin përgjegjësinë për monitorimin dhe zbatimin e këtyre ligjeve. Kjo do të thotë se të gjitha platformat mediatike që përhapin lajme të pavërteta duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe të ndërmarrin masa për të parandaluar që lajmet e rreme të bëhen pjesë e diskursit publik.

Në këtë kontekst, kërkojmë që institucionet e pavarura të medias të respektojnë standardet e informimit të drejtë dhe të sigurojnë që lajmet e publikuara të jenë të sakta dhe të verifikuara. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë integritetin e medias dhe të mbrojmë qytetarët nga ndikimi i dëmshëm i lajmeve të rreme”, shkruan ish-banorja e BBV.

ilnisa meriton aksidenti

Sipas mediave rozë, moderatori i njohur mësohet se është dërguar në spital, pasi siç raporton PopArt.al, teksa po udhëtonte gjatë natës për në Prishtinë, njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.

Ish-banori i BBV raportohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një fushë.

Meritoni thuhet se ka mbetur i bllokuar rreth 1 orë brenda makinës dhe është dashur ndërhyrja ekipeve të shpëtimit për nxjerrjen e tij nga mjeti dhe më pas është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

LEXO EDHE: Meriton Mjekiqi pësoi aksident me makinë, gazetari i njohur tregon si është gjendja e ish-banorit të BBV: Ishim bashkë në automjet, dhe siç më shihni…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura