Në mesin e shumë urimeve për Pavarësinë e Shqipërisë, nuk mungoi edhe një urim nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Me anë të një postimi në Instagram ajo është shprehur: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”.
E veshur kuqezi, në videon e publikuar, këngëtarja shihet të ndezë skenën nën ritmin e muzikës popullore tradicionale shqiptare.
Kujtojmë që dy muaj më parë Rita vizitoi Kosovën, dhe në takimin e saj të parë me mediat ajo shpreh se është krenare që i përket këtij kombi.
“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Ora
View this post on Instagram
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, këngëtarja vizitoi nga afër familjet në nevojë dhe fëmijët që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.
Ndërkohë në këtë udhëtim, Ritën e kanë shoqëruar babai dhe nëna e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al