“E vetme dhe pse me partner”- Fifi rrëfen ditët më të vështira të jetës: Më kapi me vonesë periudha pas lindjes dhe…

Nov 4, 2024 | 11:38
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Filloreta Raci, e cila njihet me emrin Fifi, së fundmi ka treguar kuptimin e këngës së saj më të fundit, e cila është pjesë e kompeticionit “Kënga Magjike”.

fifiii-2

E titulluar “Jeta jem”, Fifi rrëfen se i ka shkruar këto rreshta në një periudhë kur ndihej vetëm edhe pse pranë kishte partnerin dhe të voglin e saj, Theo Mal.

“Jeta jem është një këngë që e kam shkruar në një periudhë ku më është dukur se isha e vetme edhe pse jam me partner, e jam bërë nënë. Me duket se “postpartum” me kapi pak më vone nga se u bëra nënë,” tha këngëtarja në një intervistë.

fifi adis patushi

Në këto vargje Fifi i kërkon partnerit të saj që të jetë bashkëpunues dhe t’i tregoj dashuri dhe respekt.

Sipas këngëtare, kënga e saj vjen si një thirrje për të gjithë çiftet e dashuruar, të cilët në momente të ndryshme mund të kenë edhe kriza dashurie.

fifi adis patushi1 fifi 4 fifi 3 fifi adis patushi (1) fifi 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura