Eden Hazard nis një aventurë të re, belgu do të luajë në turneun e Zherard Pike

Mar 26, 2024 | 10:49
SHPËRNDAJE

Eden Hazard i dha lamtumirën futbollit të luajtur verën e kaluar duke u tërhequr pas përvojës së tij tek Real Madrid.

 

hazard1

Belgu tashmë ka vendosur ti bashkohet një aventure të re, “Kings World Cup”. Ai është bashkuar me ekipin Deptorstra FC, teksa lajmi u bë e ditur përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Kings World Cup” është një turne i ri, i organizuar nga “Kings League” (president Zherard Pike). Në të do të marrin pjesë 32 skuadra, 20 prej të cilave vijnë nga “Kings League” e Spanjës dhe ato të Amerikës. 12 skuadrat e mbetura, të cilat do të vijnë nga vende të tjera, do të shpallen në javët në vijim.

Turneu do të zhvillohet në Meksikë nga 26 maji deri më 8 qershor. Skuadra që fiton trofeun do të fusë në xhep 1 milion dollarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura