“Edhe majonezën dhe ketchup-in”- Deputeti i PD-së: Shoqja Vilma Nushi të vijë të na tregojë përbërësit kryesorë që në divident mori 1.7 mln euro

Nov 13, 2024 | 11:11
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka kërkuar që biznesmenja Vilma Nushi duhet të paraqitet në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up.

Deputeti Korreshi ironizoi gjatë mbledhjes teksa u shpreh se biznesmenja duhet të paraqitet në Komision për të treguar përbërësit kryesorë që në divident mori 1.7 mln euro.

“Edhe majonezë dhe ketchup-in e këtyre, shoqja Vilama duhet të vijë të na tregojë si është gatuar”, u shpreh ai.

Saimir Korreshi: Vilma Nushi duhet të vijë se s’bën, nuk është ndryshe nga ata që kanë përfituar nga koncesion.

Edhe majonezë dhe ketchup-in e këtyre, shoqja Vilama duhet të vijë të na tregojë si është gatuar dhe se si kanë qenë përbërësit kryesorë që në divident mori 1.7 mln euro, këtë shqiptarët duhet me domosdoshmëri ta dinë.

Sa i përket shtetasve të huaj, duhet ti përgjigjen në momentin që kanë pranuar të bëjnë tregti e biznes në Shqipëri, janë të detyruar e duhet të zbatojnë ligjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura