“Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i tyre”- Ervin Salianji reagon nga qelia: Socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga radhët e opozitës në Parlament

Sep 30, 2024 | 18:02
SHPËRNDAJE

Ervin Salianji ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit njoftoi sot vakancën e krijuar pas burgosjes së tij, duke i hequr kështu mandatin.

 

461797239_1076313333853727_4459425866732191501_n

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish deputeti demokrat thotë se ky ishte një vendim politik i Edi Ramës.

“Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën”, shkruan Salianji, i cili thotë se “asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon”.

“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga radhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!

Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.

Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!”, shkruan Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura