Edi Rama i quajti mbeturina, Gazment Bardhi i përgjigjet kryeministrit: Nuk biem në nivelin tënd! E di çdo njeri që të ka takuar ty se…

Nov 18, 2024 | 11:24
SHPËRNDAJE

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra, pasi në sallë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fund të fjalës së tij i quajti deputetët e opozitës “mbeturina të së kaluarës”.

Meënjherë ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili iu përgjigj ashpër, duke i thënë se e di cdo qytetar se kush është “mbeturinë”.

“E di cdo shqiptar, e di cdo koleg këtu në sallë dhe cdo njeri që të ka takuar ty. Shko priji thonjtë, shko lahu, kurohu dhe pastaj hajde bëj kryeministrin e Shqipërisë”, iu përgjigj Gazment Bardhi.

Bardhi: Ne jemi në këtë sallë për ti shërbyer qytetarëve dhe interesit të tyre, prandaj nuk biem kurrë në nivelin tënd. Se kush është mbeturinë dhe se kush është i palarë që qelbet ere tre kilometra nga momenti ku është, atë e di cdo shqiptar, e di cdo koleg këtu në sallë dhe cdo njeri që të ka takuar ty. Shko priji thonjtë, shko lahu, kurohu dhe pastaj hajde bëj kryeministrin e Shqipërisë.

ÇFARE THA RAMA?

Kryeministri Edi Rama teksa foli me shifra për buxhetin e vitit 2025, nuk la pa ironizuar edhe opozitën, të cilën e quajti mbeturinë të një kohe që nuk kthehet kurrë.

Rama: Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë më keq do dilni herën tjetër Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura