“Edlira mbante celularin në dorë dhe priste t’i shkruante Gerti”- Arbër Çepani rrëfen mes lotësh: S’mundëm të bënim dot asgjë! Ishte i zhgënjyer nga politika, por nuk hoqi dorë

Sep 19, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

Në ditën kur Gerti Bogdani u përcoll për në banesën e fundit, kunati i tij, Arbër Çepani ka zgjedhur të flasë publikisht, pasi siç thotë ai, këtë e ka dashur e motra, Edlira.

arber cepani gerti

Mes lotësh ai thotë se nuk patën mundësi të bëjnë asgjë për të mbajtur në jetë Gerti Bogdanin, i cili u nda papritur nga jeta.

Sipas Arbër Çepanit, motra e tij, Edlira gjatë gjithë kohës mbante telefonin në dorë dhe priste që të marrte Gerti.

“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte.

Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gertin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare.

Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante.  E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai në emisionin Top Story.

arber cepabni1

Arbër Çepani rrëfeu se shpesh herë i ka thënë Gerti Bogdanit të hiqte dorë nga politika, ndërsa shtoi se pavarësisht se kishte zhgënjime, ai sërish nuk hoqi dorë.

“Mirësia e tij e la në hije në politikë, edhe ai e vuante këtë fakt. I thoja “mos u merr me politikë, ç’të duhet të merresh me hienat?”. Sot ishin të gjithë atje, të majtë e të djathtë. Kortezhi nuk mbarohej me njerëz. Edhe unë i thoja ‘mos u merr në politikë’. Gerti nuk ia doli në jetë, por ia doli ditën e vdekjes. Vetëm mirësia e Gertit i bashkoi ata njerëz. Ishte Gerti për të cilin shkuan njerëzit, sepse e duan. Jepte më shumë seç jepte. I thoja “Hajde Gert me mua, bë biznes. Mos u merr me ata”. Pavarësisht se kishte zhgënjime nga të gjithë sërish nuk hoqi dorë nga politika.”, tha Arbër Çepani me lot në sy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura