Lajmi i mirë është që Milani di të reagojë siç bëri ndaj Monzës kur me dhjetë lojtarë e balancoi sfidën. E gjithë kjo përpara se ta humbiste për gabime trashanike difensive që përbën lajmin e keq të momentit, por edhe një konstante për sezonin e “Djallit”.
E të mendosh që kjo 2024 ishte zhvilluar mirë për Stefano Piolin që kishte nisur të merrte publikisht përgëzime nga tifozët dhe drejtuesit (Ibra, Furlani, Skaroni e Kardinale). Mjaftoi ajo disfatë për ta kthyer në diskutim trajnerin i cili nëse dëshiron të vijojë në stolin kuqezi duhet të bëjë diçka më shumë se sa mesatarja e mirë e pikëve me të cilën kishte nisur këtë vit kalendarik.
KURTHI ZIKALTËR – Ajo që është e sigurt është se nuk mund të shihet përsëri një Milan si ai i parë në Monza: një ekip që doli në fushë me qasjen e gabuar, i shtrembëruar nga rrotacioni masiv dhe më pas i paaftë për të menaxhuar barazimin e arritur falë “superfuqive” të titullarëve si Zhiru apo Pulisiç. Kufizimet e treguara mbrëmjen e së dielës rrezikojnë të bëhen armiku më i keq i “Djallit” në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe Atalanta do të jetë një matës forcash të dielën. Gjimshiti me shokë e kanë mposhtur Piolin dy herë sivjet (në kampionat dhe në Kupën e Italisë, midis dhjetorit dhe janarit. ) dhe në rast suksesi në “San Siro” do të ishin vetëm katër pikë larg dhe me një ndeshje më pak. Ndërkohë, edhe Bolonja gjithashtu mund të shkurtonte distancat me kuqezinjtë.
EKIP ME DY FYTYRA – Çështja është të kuptojmë se cilin Milan do të formësojë trajneri në javët në vijim. Seria prej nëntë ndeshjesh pa nokaut në kampionat, dhe 3-0 e shkëlqyeshme kundër Ren në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligën e Europës, kanë treguar se Leao dhe shokët e tij të skuadrës janë të aftë të mbajnë një ritëm të nivelit të lartë. Përplasja në Monza i ktheu në Tokë: skuadra bie në të njëjtat gabime në mënyrë ciklike. Dhe Pioli, këtë vit, duket i paaftë për ta korrigjuar përfundimisht pavarësisht se gjithmonë ka pranuar dhe marrë publikisht përgjegjësitë e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al