EKSKLUZIVE/ I dha fund me Partizanin, Rexhepi: S’u ndjeva mirë, por largohem krenar. Me titullin mbylla spekulimet (E PLOTË)

Jul 9, 2023 | 8:21
SHPËRNDAJE

Megjithëse klubi e kishte me dy mendje për ta lënë të lirë, Bekim Rexhepi dhe Partizani kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për t’u ndarë. Ditën e djeshme palët kanë firmosur mbylljen e bashkëpunimit, teksa lajmin e njoftoi edhe klubi në rrjetet sociale. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Rexhepi tregon ndjesitë e tij pas kësaj ndarjeje. Ai pranon se nuk është ndier mirë pas këtij largimi, por nuk dëshiron t’i faturojë fajin klubit. Rexhepi shprehet se me fitimin e titullit kampion i mbylli gojën kritikëve.

Rexhepi Beko

Bekim, si e konsideroni këtë vit te Partizani, ku si portier titullar u shpallët kampion?

Ka qenë një vit i suksesshëm dhe i shkëlqyer. Duke qenë titullar te Partizani dhe duke u shpallur kampion ishte qershia mbi tortë dhe të gjitha spekulimet i mbylla me titullin kampion.

Keni thënë se ky ishte ndër sezonet më pozitive në karrierë, por a e prisnit një fund të tillë?

Kur je titullar, normal që i shijon të gjitha ndeshjet dhe ky ka qenë një ndër sezonet më pozitive, por nganjëherë nuk shkon çdo gjë siç dua unë. Është gjë normale që ndodh. Në futboll sot je, nesër nuk je. Partizani që në fillim të verës ka bërë lëvizje për t’ju zëvendësuar, ndoshta edhe pa dijeninë tuaj.

Partizani që në fillim të verës ka bërë lëvizje për t’ju zëvendësuar, ndoshta edhe pa dijeninë tuaj. Si jeni ndjerë kur e keni lexuar në media?

Shiko, mediat kishin nisur të shkruanin gjëra, por nuk i kam përcjellë. Lajmin e mora nga shokët, sepse nuk jam tip që lexoj se çfarë shkruajnë për mua apo çfarë thonë njerëzit.

Pas Alban Hoxhës, jeni portieri i dytë në 23 vitet e fundit që fitoni titullin kampion. Mendoni se meritonit një trajtim disi më dinjitoz?

Nga një anë ndihem shumë krenar që pas kaq shumë vitesh dal edhe unë kampion, sidomos pas një kampioni siç është Alban Hoxha. Sa i përket trajtimit, mendoj se ka qenë si me çdo lojtar tjetër. Nuk kam ankesë te kjo pjesë.

Cili ishte argumenti i klubit për largimin tuaj? Ju kanë shpjeguar ndonjë arsye përse vendosën t’ju zëvendësojnë?

Nuk ka argument. Unë e kam kërkuar vetë largimin nga Partizani. Në përgjithësi kam kaluar një periudhë shumë të mirë, por arsyeja e ndarjes është që unë personalisht nuk jam ndier aspak mirë. Por kjo nuk ka të bëjë me klubin, ata janë treguar korrektë deri në fund.

Çfarë do të mbani mend në këtë aventurë me Partizanin dhe çfarë është diçka që nuk do të donit ta kujtonit?

Do të mbaj mend shumë gjëra dhe kam shumë për të përmendur. Mendoj se do të mbaj mend vetëm gjërat e bukura, sepse nuk ka pasur ndonjë moment negativ, që të më ngelë aq shumë në mendje.

Si mund ta konsideronit këtë aventurë tuajën në tërësi me Partizanin?

Me dy fjalë: Super aventurë.

Tashmë jeni lojtar i lirë. Do të donit të vazhdonit në Kategorinë Superiore nëse do të kishit oferta?

Unë akoma nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen time, por mendoj që jo, nuk do të doja të vazhdoja në Superiore.

A keni diçka për t’i thënë Partizanit, drejtuesve dhe tifozëve në fund të kësaj aventure?

Dua t’u them faleminderit nga zemra për gjithçka në këtë periudhë 1-vjeçare. Kemi kaluar momente të paharrueshme, e falënderoj klubin për mundësinë që më dha të bëhem kampion dhe të gjithë stafin e punonjësit e klubit, që kanë qenë korrektë me mua prej ditës së parë dhe deri më sot. Faleminderit edhe presidentit Gaz Demi dhe të gjithë drejtuesve, që më mundësuan të jem pjesë e klubit! U dëshiroj shumë suksese dhe shumë fat në Kupat e Europës dhe kam shumë besim te ata. Shumë sukses në të ardhmen!

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura