EKSKLUZIVE/ Plas grushti te Partizani, babai i futbollistiti godet anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

Sep 4, 2024 | 8:09
SHPËRNDAJE

Jashtë duket sikur gjithçka shkon mirë, por situata brenda Partizanit po “zien”. “Panorama Sport” mëson se gjatë stërvitjes së pasdites së djeshme shoferi i autobusit të klubit, Argent Lala, ka sulmuar fizikisht Pano Xhixhon, i cili “de fakto” është këshilltar në klub, ndërsa zyrtarisht mban postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së.Pano XHIXHO on LinkedIn: #czechrepublic #albaniaPërveç kësaj, të paktën nga ajo që flitet në “korridore”, Xhixho ka rol në vendimet që merren te Partizani. Burime në skuadër bëjnë me dije se shkaku i kësaj përplasjeje ka qenë trajtimi që klubi i ka bërë futbollistit Franci Lala, i cili është i biri i Argentit. Mbrojtësi i rritur në akademinë e klubit u rikthye gjatë kësaj vere në skuadrën e kuqe, por fillimisht Abilaliaj dhe më pas Veselinoviç e kanë mënjanuar totalisht, duke mos e përfshirë as në listën e lojtarëve për ndeshje.

Gjërat mësohet se kanë degraduar në seancën e djeshme, kur lojtari është lënë të bëjë vrapime anës fushës. Në këtë moment duket se gjakrat janë nxehur dhe babai i futbollistit, që shërben në klub prej afro dy dekadash, ka sulmuar fizikisht me grushte Pano Xhixhon. Lala ka konsideruar Xhixhon si një nga shkaqet që djali i tij është injoruar nga ana e stafit dhe në gjaknxehtësi e sipër ka ndërmarrë këtë veprim aspak të përshtatshëm.

Pas sherrit mësohet se është njoftuar presidenti Demi, i cili menjëherë ka vendosur shkarkimin e shoferit të klubit. Drejtori Abilaliaj nuk kanë qenë i pranishëm në stadium në momentin e përplasjes, teksa ky incident komprometon shumë të ardhmen e Franci Lalës në ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura