EKSKLUZIVE/ Tirana-Latifi u mbyll me sherr, caktohet data e gjyqit për kontratën që e mban “në ajër” te Shkëndija

Sep 7, 2024 | 8:44
SHPËRNDAJE

Të hënën Tirana dhe Liridon Latifi kanë për balljen përfundimtare për gjyqin që po diskutojnë. Edhe pse seanca ka qenë këtë javë, çështja është shtyrë për javën tjetër.

latifi

Në seancën e radhës do të merret vendimi përfundimtar. Kujtojmë që lojtari ka një kontratë trevjeçare me Tiranën, por pas sezonit të fundit, gjërat mes palëve u përkeqësuan. Në fakt, lojtari ka çuar klubin në gjyq dhe pritet që Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të japë vendimin e saj për çështjen, nëse do t’i japë të drejtë Latifit apo ekipi të Tiranës.

LEJA – Në fakt, Latifi është federuar te Shkëndija, por me një leje të përkohshme nga FIFA që të mos bllokonte lojtarin i dha të drejtë Latifit të firmoste me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

STATISTIKAT – Liridon Latifi firmosi verën e shkuar me ekipin e Tiranës. Në një vit futbollisti ka luajtur 36 takime. Po kështu, ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë dy asiste. Në fushë ka qenë 2512 minuta. Lojtari ka munguar vetëm në 9 takime, pasi ka qenë i dëmtuar. Te Shkëndija, 30-vjecari u transferua nga Tirana, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Kukësin e Vllazninë, Skënderbeun duke fituar gjithçka me korçarët.

Latifi karrierë ka pasur edhe klubet e huaja Pushkash Akademia dhe Sherif Tiraspol. Ai ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U-19 dhe U-21 si dhe Kombëtares A. Futbollisti, karrierën e ka nisur në vitin 2005 te Flamurtari i Prishtinës, ndërsa më pas e vazhdoi te Prishtina.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura