Ivan Juriç është trajneri i ri i Sauthempton, siç dhe pritej. 49-vjeçari zëvendëson Rasëll Martin, i cili u shkarkua pasi klubi përfundoi në garë për mbijetesë.
Juriç po provon kështu për herë të parë një eksperiencë jashtë Italisë. Herën e fundit ishte pjesë e Romës, një aventurë e cila nuk shkoi si duhet.
Kroati u largua nga Roma duke e lënën në vendin e 12-të me 13 pikë pas 12 javësh të luajtura. Detyra e tij është të bëjë mrekullinë me Sauthempton që mbyll tabelën e Premier Ligë me vetëm 5 pikë pas 16 javësh.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al