Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 10 nëntor në Shkodër, ku banesës së biznesmenit Ardian Fierza i është vënë tritol, disa kohë pasi iu vu edhe agjencisë së tij funerale.
Sipas policisë, autori është i njëjtë, shtetasi B. P., 35 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, ndërkohë motra e këtij të fundit L. P.(R)., 38 vjeçe është vënë në pranga pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me vëllain për t’i marrë një shumë parash Fierzës, me të cilin kanë konflikt për pronësinë e agjencisë funerale.
Gjatë kontrollit në subjektin që administronte (parukeri), policia i ka gjetur dhe sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike kanabis, 38-vjeçares.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar të tritolit, me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura dhe kanë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, si dhe për shtetasen L. P.(R)., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 10.11.2024, në banesën e shtetasit A. F., ku u vu një sasi lënde plasëse.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dokumentohet me prova ligjore autorësia e 2 rasteve të venies së lëndës plasëse, në biznesin dhe në banesën e shtetasit A. F.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i shpallur në kërkim në muajin gusht, si autor i dyshuar për vënien e lëndës plasëse në agjencinë funerale.
Vihet në pranga motra e tij.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, 1 radio si e Policisë, laptop, 1 DVR, 11 celularë dhe 0.5 kg lëndë narkotike kanabis.
Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i dy rasteve të vënies së lëndës plasëse në biznesin dhe në banesën e shtetasit A. F. Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, rezultoi se autori i dyshuar edhe për rastin e dytë të vënies së lëndës plasëse, është shtetasi B. P., 35 vjeç.
Në vijim të hetimeve rezultoi se ky shtetas ka bashkëpunuar me motrën e tij, shtetasen L. P., për marrjen e një shume parash nga shtetasi A. F., me të cilin kishte konflikt pronësie për angjencinë funerale.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetases L. P.(R)., 38 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjatë kontrollit në subjektin që administronte (parukeri), shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit B. P., me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura dhe kanë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, si dhe për shtetasen L. P.(R)., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al