Policia ka vendosur në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Erjon Javorit, rreth 1 vit pas krimit të rëndë që tronditi Fierin. Në prangat e policisë ka rënë Kreshnik Gashi, ndërsa i vëllai i tij, Agim Gashi është ende në kërkim.
Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj 33-vjeçarit Kreshnik Gashi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tij, Agim Gashi (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë Erjon Javorin për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier/ Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas të dyshuar për vrasje.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Si ndodhi krimi
Elton Javori u ekzekutua më 7 Dhjetor 2023 në afërsi të banesës së tij, rreth dy javë pasi ishte kthyer nga Gjermania, shtet ku kishte emigruar. Krimi dyshohet se ndodhi për shkak të disa konflikteve që ai kishte padur me Agim Gashin.
Mes tyre kishte ndodhur një disa dite para vrasjes, konflikt gjate te cilit ka patur ofendime midis palëve.
Agim Gashi dhe i vëllai, Kreshniku, dyshohet se kanë pritur Erjon Javorin pranë banesës se tij dhe sapo viktima është nisur me automjetin tip “ Porche” e kanë ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dalë paralel.
Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë.
Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41-vjecari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.
Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al