Është gjetur arma e krimit, tip pistolete me silenciator, që dyshohet se u përdor për të ekzekutuar Klajdi Prendin, djalin e ish-gjyqtarit, Fran Prendi.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se arma e krimit u gjet në automjetin tip Audi, ku udhëtonin atentatorët.
Makina u gjet e djegur në zonën e Farkës, rreth 30 minuta pas atentatit mafioz ndaj 28-vjeçarit.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 00:36, pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor) në rrugën “Xhanfize Keko”.
I riu dyshohet se është qëlluar me 5 plumba me armë me silenciator dhe është transportuar në spital nga miqtë e tij për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al