“El Toro” barazon Maradonën, por me zikaltrit po zhgënjen! Lautaro Martinez: S’do të ndalem me kaq

Nov 21, 2024 | 9:58
SHPËRNDAJE

Lautaro Martinez po futet gjithmonë e më shumë në historinë e futbollit argjentinas. Goli i mrekullueshëm që vendosi ndeshjen kundër Perusë ishte i 32-ti për “El Toron” dhe e ka lejuar që të barazojë në këtë aspekt mitin Diego Armando Maradona dhe duke u renditur në vendin e pestë të golashënuesve më të mirë të historisë.lautaroNë 16 ndeshjet e luajtura me kombëtaren në vitin 2025, Lautaro ka shënuar golin e 11-të personal. Në klasifikimin e përgjithshëm ndodhet Leo Mesi në vendin e parë me 112 gola, pas tij Batistuta me 55, Aguerro me 41 dhe Krespo me 35. Pas golit të fitores, sulmuesi i Interit ka komentuar në mikrofonat e “TyC Sports” paraqitjen e tij.

“Dua të përmirësohem akoma më shumë. Ky vit ka qenë shumë pozitiv dhe spektakolar për mua në termat e rendimentit, golave dhe ndeshjeve të luajtura. Ka qenë pozitiv edhe pse duhet të luajmë dhe të përmirësohemi ditë pas dite. Por e gjithë karriera ime është e tillë. Duhet që të përmirësohem dhe të jap maksimumin gjithmonë”, ka thënë Lautaro.

Ditën e sotme ai do të vijë në qendrën stërvitore të Interit për të punuar për sfidën me Veronën. Sigurisht që në këmbët e tij do të ndihet lodhja e impenjimit me bardheblutë e Argjentinës dhe përtej faktit që vjen i karikuar mund të qëndrojë në stol dhe të jetë gati për sfidën në Champions kundër Lajpcigut.

Ashtu si Skaloni edhe Inzagi ka nevojë për bomberin e tij që për momentin nuk është dukur dhe nuk ka qenë vendimtar. Lautaro me Argjentinën duket se është më i përfshirë dhe më shumë prezent në lojë dhe në gola. Me Interin këtë periudhë ka pasur vështirësi dhe nuk ka treguar fytyrën e tij të vërtetë.fghfjPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura