Trajneri Stefano Pioli pritet të shkarkohet nga pankina e Milanit në qershor.
Kuqezinjtë nuk kanë marrë rezultatet e pritshme pasi janë eliminuar nga Liga e Europës dhe titulli është shumë pranë duarve të Interit.
Eksperti i njohur i merkatos, Fabricio Romano shkruan se drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me punën e italianit.
Takimet dhe hapat formalë do të pasojnë në javët në vijim, por qëndrimi i klubit mbetet i njëjtë që prej muajve më parë. Tashmë Milani është në kërkim të një trajneri të ri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al