Sporti shqiptar vazhdon të zhgënjejë me rezultatet e arritura në këto ditë të para të Lojërave Olimpike, “Paris 2024”. Notarja shqiptare Kaltra Meça renditet e katërta në provën e saj në Baterinë A në disiplinën e notit 200 metra stil i lirë me kohën 2:12.21.
Notarja shqiptare mbeti gjatë të gjithë kohës pas treshes së parë, pa mundur që të fitojë një vend ç’ka do t’i siguronte pjesëmarrjen në raundin pasardhës të kësaj disipline. Gjithsesi, duhet pranuar se nuk pritjet ndonjë rezultat ndryshe nga notarja 16-vjeçare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al