Policia ka dhënë detaje nga operacioni në banesën vëllait të Eljon Hatos në Shkodër gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Sipas News24, uniformat blu kanë zhvilluar operacionin pasi kishin informacion se miku i Ervis Martinaj ditën e fundit ndodhej në banesë. Por, sipas tyre, në operacionin e monitoruar nga SPAK, kur mbërritën në shtëpinë e të shumëkërkuarit janë ndeshur me 2 qen të rracës kangal, të cilët kanë qenë të zgjidhur.
Fillimisht efektivët kanë futur brenda banesës qentë e tyre, të cilët u kacafytën me qentë e banesës duke u bërë rrezik për njerëzit, ndaj neutralizimi i tyre ishte opsioni i vetëm.
Policia ka gjetur prova që ngjallin dyshime se Eljon Hato ka qenë në banesë dhe është larguar para mbërritjes së policisë duke i lënë qentë e lëshuar.
Vëllai i Eljon Hatos, Elkier Hato është shprehur për News24 se ndihen të terrorizuar.
“Rreth orës 5:30 kanë ardhur gjashtë mikrobuza policie. Kanë hypur në majë të murit dhe kanë qëlluar me armë qentë. Njërin e kanë vrarë dhe tjetrin e kanë plagosur. është e disata herë që vijnë këtu dhe unë nuk e di arsyen përse vijnë në këtë vend. Sa herë që kanë ardhur këtu nuk e kanë gjetur Eljonin. Unë i kam thënë se ku jeton Eljoni dhe nuk shkojnë atje ku ka shtëpinë e tij por vijnë direkt këtu”, tha ai.
Elkier Hato ka hedhur akuza ndaj shefit të komisariatit të policisë së Shkodrës, Idriz Daulle .
“Mendoj se është e qëllimshme se me informacionet që kam di se është duke e bërë shefi i komisariatit gjithë këtë gjurolldi. A është paguar prej kujt apo e bën për miqësi të ndokujt këtë nuk e di. Jam i bindur 1 mijë përqind se këtu ka dorë dikush”, shprehet 39-vjeçari.
Kush është Eljon Hato
Eljon (Esmeraldo) Hato, i ka qenë dënuar për vrasje me dashje, është kërkohet nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, pasi dyshohet se po bënte plane për të kryer vrasje.
36-vjeçari është miku i biznesmenit të zhdukur të lojrave të fatit, Ervis Martinaj dhe kë qenë i përfshirë në masakrën në ish-Bllok në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
Gjatë përplasjes me armë mbeti i plagosur vetë Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. 36-vjeçari u dërgua për kurim në Turqi dhe me pas beri disa muaj burg.
Eljon Hato u burgos pasi u akuzua për një vrasje të ndodhur në vitin 2014 në Shkodër, ku viktimë ishte një moshatar i tij.
Nnë vitin 2015, Hato, nga burgu i Lezhës, mendohet të ketë urdhëruar vrasjen e mjekut radiolog në spitalin rajonal të Shkodrës, Agron Terolli, vrasje kjo e mbetur në tentativë, raporton “Panorama”.
Vrasja në Shkodër në vitin 2014
Viktima Indrit Hylli dhe i plagosuri Jetmir Molla, po qëndronin në një lokal në fshatin Zus, ndërsa autori Eljon Hato ndodhej po në të njëjtin lokal, por në një tjetër tavolinë. Sipas policisë, brenda lokalit ka pasur dhe dy persona të tjerë, që kanë qenë të njohur me personat e përfshirë në konflikt, por kanë qenë në një tjetër tavolinë.
Nën efektin e alkoolit, kur ora shënonte 03:00 e mëngjesit, mes personave të përfshirë në konflikt ka filluar një debat, i cili në fillim ka nisur me shkëmbime fyerjesh banale dhe më pas Eljon Hato, atëherë 26-vjeç, ka qëlluar me armën e zjarrit pistoletë, në fillim në drejtim të shtetasit Indrit Hylli, duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas ka qëlluar dhe në drejtim të shokut të viktimës, shtetasit Jetmir Molla, i cili për fat ka marrë vetëm një plagë në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar pa rënë në “dorë” të policisë, ndërsa dy personat e qëlluar janë dërguar me shpejtësi në spital nga punonjësit e lokalit.
Një vit më pas, më 3 maj të vitit 2015, Policia ndaloi një automjet tip “Benz” në hyrje të qytetit të Laçit. Në këtë automjet ndodhej Eljon Hato dhe i vëllai i tij Elkier Hato.
Eljon Lato akuzohej për vrasje dhe plagosje me dashje, ndërsa i vëllai akuzohej për armëmbajtje pa leje. Dy të arrestuarit nuk shfaqen rezistencë kur u ndaluan nga policia.
ARRESTIMI I VRASËSIT NË TENTATIVË 2015
Esmeraldo (Eljon) Hato, nga burgu i Lezhës ku ndodhet i ndaluar për krimin e vrasjes, mendohet të ketë urdhëruar vrasjen e mjekut radiolog në spitalin rajonal të Shkodrës, Agron Terolli.
Policia ka identifikuar edhe një person tjetër me inicialet Sh. Rr., i cili ka bashkëpunuar me Osman Maljen për të kryer vrasjen e radiologut.
Sipas burimeve policore, mësohet se Osman Malja mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga policia, e cila kishte në kontroll të plotë lëvizjet dhe veprimtarinë e tij për vrasjen e porositur të mjekut Terolli.
Forcat e Specializuara të Policisë kanë ndërhyrë duke neutralizuar dhe arrestuar autorin Malja, pikërisht në momentin që ky tentoi të hapë zjarr në drejtim të objektit të sulmit (mjekut Agron Terolli) me armën e tij tip kallashnikov, të kamufluar në një çantë sporti.
Në momentin e ndërhyrjes, Malja ka tentuar të reagojë edhe ndaj forcave policore, por ka qenë e pamundur falë veprimeve të shpejta policore në neutralizimin dhe arrestimin e tij.
Gjatë këtij operacioni, autori Osman Malja ka mbetur i plagosur. Në cilësinë e provës materiale, autorit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatike me fishek në gojë dhe një krehër me 15 fishekë.
Në hetim për këtë çështje ishte Eljon (Esmeraldo) Hato, si dhe shtetasi Sh.Rr., i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në përgatitjen, porositjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë të mjekut radiolog.