“Emblemë e kohës” – Shkrimtari Ismail Kadare nderohet nga Komuna e Gjilanit: Jeni ju lexues, që më mbani gjallë (FOTO)

Nov 24, 2023 | 13:52
SHPËRNDAJE

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare është nderuar ditën e sotme nga Komuna e Gjilanit në Kosovës me titullin “Mirënjohje”.

3b538596-51f5-4759-90cb-407525ab9de4

Gjatë ceremonisë së nderimit, Kadare u cilësua si emblemë e kohës dhe i papërsëritshëm.

  “I papërsëritshëm. Zoti Kadare, ju jeni emblemë e kohës” thuhet ndër të tjera në deklaratën e mikëpritjes së tij.

Kadare është shprehur më pas, se janë pikërisht lexuesit, ata që e mbajnë gjallë atë.

“Jeni ju lexues, që më mbani gjallë” shprehet Kadare.

“Kënaqësi që jemi mes jush. Në Kosovë kemi ardhur  me gëzim të madh sa herë që jemi ftuar” thotë bashkëshortja e Kaderes, Helena.

Ismail Kadare cilësohet si shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.

WhatsApp Image 2023-11-24 at 13.40.53 WhatsApp Image 2023-11-24 at 13.08.24 WhatsApp Image 2023-11-24 at 13.08.21 (1) WhatsApp Image 2023-11-24 at 13.08.21 WhatsApp Image 2023-11-24 at 13.08.19 WhatsApp Image 2023-11-24 at 13.40.48

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura