Emigrantët/ Përplasja mes politikës dhe drejtësisë vijon në Itali, një tjetër gjykatë kundërshton masat e qeverisë Meloni për këtë çështje

Nov 4, 2024 | 21:23
SHPËRNDAJE

Vazhdon konflikti mes ekzekutivit dhe gjyqësorit në Itali për masat e emigracionit të qeverisë së Giorgia Meloni.

anija libra

Sipas gazetës italiane La Repubblica, një gjykatës në Katania të Siçilisë vendosi se Egjipti nuk mund të konsiderohet një vend i sigurt i origjinës për emigrantët, ndërsa dekreti legjislativ i qeverisë Meloni thotë të kundërtën.

Dhe si pasojë e këtij vendimi, gjyqtari i Katanias la në fuqi ndalimin e përkohshëm të një emigranti që kishte ardhur në Siçili nga Egjipti.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtës gazetë, gjyqtarët e Romës vendosën t’i kërkojnë gjykatës së Bashkimit Evropian të vendosë për çështjen e një prej dymbëdhjetë azilkërkuesve që ishin sjellë në qendrat enë Shqipëri.

Anija Libra, në jug të Lampedusas

Mëngjesin e sotëm anija e marinës italiane Libra u nis në jug të Lampedusa për të marrë emigrantët dhe refugjatët të cilët me varka të vogla po përpiqen të arrijnë në brigjet e Italisë.

Personeli i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, të cilët, ndër të tjera, kontribuojnë në verifikimin e vendeve të origjinës së të shpëtuarve dhe nëse ata mund të jenë viktima të persekutimit, u transferuan gjithashtu te anija Libra me skaf.

Disa nga këta persona pritet të transferohen në dy qendrat e mbyllura të paraburgimit në veri të Shqipërisë, në brigjet e të cilave Libra pritet të arrijë të mërkurën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura