EMRAT/ Dhunuan rojen dhe tentuan të vidhnin sende me vlerë në kishën e Ksamilit, arrestohen dy autoret! Dyshohet se…

Feb 2, 2025 | 11:40
SHPËRNDAJE

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi dyshohet se janë autorë të tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë në Kishën e Ksamilit.

policia sarande

Në kuadër të operacionit të koduar “Fortuna”, u arrestuan Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, të cilët ushtruan edhe dhunë ndaj rojes.

Po ashtu, sipas policisë këta dy persona janë të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.

Njoftimi: 

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetasit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes. Të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura