EMRAT/ Dinamika e atentatit në Berat, autorët që qëlluan me kallashnikov ndaj dy qytetarëve janë vëllezër! Sherri nisi në Greqi për pazare droge

Jan 2, 2025 | 19:40
SHPËRNDAJE

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e dështuar me armë zjarri ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

policia

Mësohet se dy shënjestrat e atentatit kanë qënë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre).

Ata kanë qënë tek “Karaburant Merko”, kur nga një automjet tip Ford i zi është qëlluar në drejtim të tyre.

Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit,as shënjestrat dhe as kalimatrët e rastit.

Mësohet se autorët e atentatit janë dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku,banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

Sipas të dhënave,t ë siguruara nga burime konfidenciale, mësohet se konflikti mes dy grupeve ka inicuar në shtetin grek,për prishje pazaresh droge mes tyre.

Mësohet se policia pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura