Emrat/ E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja e tij, detaje nga ngjarja në Bathore! Vendoset në pranga 47-vjeçari, ndërsa e shoqja….

Sep 21, 2024 | 13:30
SHPËRNDAJE

Një e moshuar është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. 74-vjeçarja Vjollca Murja, pas dhunës së ushtruar ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje.

policia

E moshuara e ka bërë denoncimin pasditen e djeshme rreth orës 19:30 dhe pas ngjarjes djali i saj, 47-vjeçari Edmond Murja është vendosur në prangat e policisë për veprën penale dhunë në familje.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Fllanza Murja u procedua në gjendje të lirë për shkak se ka fëmijë të mitur.

45-vjeçarja akuzohet për “Dhunë në familje” dhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”.

Nga ana e Policisë 74-vjeçares i është plotësuar kërkësa për urdhër mbrotjeje, si dhe është pajisur me vendim mjeko-ligjor, kur vërtetohet që është dhunuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura