EMRAT/ Krijohet grupi i ri opozitar? Pesë deputetë bëhen bashkë: Në zgjedhjet e ardhshme me lista të hapura, mund të prezantohemi si bashkim partish

Sep 13, 2024 | 11:46
SHPËRNDAJE

Pesë deputetë të opozitës janë bërë bashkë për të kundërshtuar listat e mbyllura. Në një konferencë të përbashkët deputetët, Dashamir Shehi, Enkelejd Aliebaj, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari thanë se janë kundër daljes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me lista të mbyllura.

grupi i ri politik

“Na bashkon një qëndrim i qartë dhe i saktë pa ekuivok në mbështetjen e drejtësisë. Raportet me partnerët strategjikë janë të domosdoshme. Ne që jemi këtu mendojmë që sot opozita por dhe parlamenti është distancuar vite dritë larg nga publiku. Një nga elementet është vota përmes listave të hapura. Është e udhës që sot ti dorëzohet popullit e drejta të vendosë dhe një nga këto është vendimi për të dalë me lista të hapura” tha Alibeaj.

Ndërsa Dashamir Shehi është i bindur se nuk janë vetëm 5 deputetë kundër listave të mbyllura brenda në sallën e kuvendit dhe nxit kolegët të dalin hapur.

Të pyetur se si do të prezantohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Alibeaj tha se mund të prezantohen si bashkim partish. Ai la të kuptohet se në zgjedhje do të futen me lista të hapura.

“Mund të prezantohemi si bashkim partish. Thirrja jonë nuk është vetëm për kolegët, por i thërrasim dhe partive të tjera jo parlamentare, flukseve të tjera jo të formalizuara dhe elitës shqiptare të prezantohet në formën e një bashkësie politike, do të aplikojmë sistemin me lista të hapura” tha nder te tjera Alibeaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura