Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhëie seksuale me një 28-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.
Në prangat e policisë së Fierit, kanë rënë 21 vjeçari Klajdi Toshkollari dhe 29 vjeçari, Ilker Kreci.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të DVP Fier vunë në pranga shtetasit K. T., 21 vjeç dhe I. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare me sëmundje mendore”, raportuan uniformat blu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al