Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentit rrugor të mëngjesit të sotëm (14 nëntor) në Fier, ku humbën jetën një çift bashkëshortësh.
Burime bëjnë me dije se viktimat janë Vangjel dhe Marga Ajdini, të cilët udhëtonin me një mjet tip Ford, i cili u përplas me autobotin.
Viktimat ishin nga komuniteti rom.
Në autobot ndodhej një tjetër çift, drejtuesi Sazan Arapi dhe pasagjerja, Arjanisa Arapi, të vilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Inforamcion paraprak
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..
Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).
Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al