EMRAT/ U gjetën dy herë bimë narkotike të kultivuara në banesën e një shtetasi, e pësojnë 4 efektivë

Oct 12, 2024 | 13:20
SHPËRNDAJE

Katër efektivë policie, Shkelzen Xhameta, Sefer Dushku, Arben Koseni, Aranit Koni, janë pezulluar nga detyra nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

AMP

Sipas AMP, dyshohet se punonjësit e policisë me veprime dhe mosveprime konkrete lejuan zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit me iniciale R.B.

Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.

 

Njoftimi i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4️⃣ punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

➡️ Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.
➡️ N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve.
➡️ Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.
➡️ Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B.

Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.

Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura