EMRAT/ “Sherri nisi në lokal”- Detaje nga vrasja e 43-vjeçarit me armë zjarri në Tropojë, kush është autori i krimit

Nov 22, 2024 | 15:05
SHPËRNDAJE

Flordian Mulaj është 35-vjeçari i cili qëlloi për vdekje në një lokal në Tropojë Artur Dautin, rreth 43 vjeç.

POLICIA

Burime bëjnë me dije se autori me viktimën s’kanë pasur probleme të mëparshme, por u konfliktuan sot në ambientet e një lokali.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, Flordian Mulaj ka qëlluar Artur Dautin për motive të dobëta, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura