Me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, grupi i Rithemelimit, Gazment Bardhi është kërkuar ndryshimi i përbërjes së strukturës parlamentare me anëtarët e opozitës.
Kështu është propozuar që të hiqen anëtarët që mbështesin grupin e Lulzim Bashës dhe të zëvendësohen me deputetët e Rithemelimit.
Sipas dokumentit të siguruar nga gazetari Osman Satafa, kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha është hequr nga anëtar në Asamblenë për bashkëpunimin e Evropës Perëndimore dhe është zëvendësuar nga Oerd Bylykbashi.
Sa i takon Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Gazment Bardhi ka hequr Enkelejd Alibeaj duke e zëvendësuar atë me Oerd Bylykbashi.
Ndërsa anëtarët e tjerë demokrate mbeten siç janë, Gazment Bardhi, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.
Nga Këshillin për Legjislacionin është hequr Enkelejd Alibeaj dhe është vendosur anëtare Dhurata Cupi (ka qene anëtare zëvendësuese) dhe anëtare zëvendësuese është bere Lindita Metaliaj.
Ndërkohë në përputhje me pikën 2, të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit, në Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë bërë ndryshimet si më poshtë vijon:
- a) Nënkryetar – Ervin Salianji:
- b) Nënkryetar – Albana Vokshi;
- c) Zëdhënës/Sekretar – Ina Zhupa.
Në përputhje me pikën 3, të nenit 7 të Rregullores së Kuvendit, bëhen ndryshimet në listën e anëtarëve në disa delegacione të përhershme ndërkombëtare, për përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si më poshtë:
- Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociim (KPSA):
Jorida Tabaku – Anëtar;
Gazment Bardhi – Anëtar;
Agron Gjekmarkaj – Anëtar;
Ina Zhupa – Anëtar,
Zheni Gjergji – Anëtar;
Saimir Korreshi – Anëtar;
Sorina Koti-Anëtar;
Lindita Metaliaj – Anëtar zëvendësues;
Lefter Gështenja – Anëtar zëvendësues.
Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore:
Oerd Bylykbashi (anëtar)
Konferenca për Bashkëpunimin në Mesdhe:
Edmond Spaho (anëtar)
Dimensioni Parlamentar i Iniciativës së Europës Qendrore:
Albana Vokshi (anëtar)
Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore (AP SEECP):
Elda Hoti
- Asambleja Parlamentare e Unionit Ndërparlamentare (IPU):
Edi Paloka (anëtar);
Ervin Salianji (anëtar);
Bledion Nallbati (anëtar);
Xhelal Mziu (anëtar);
Ramadan Likaj (anëtar zëvendësues);
Asllan Dogjani (anëtar zëvendësues).
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al