Inspektor i IMT-së Andri Mehja është arrestuar në doganën e Kapshticës, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Uniformat blu bëjnë me dije se 39-vjeccari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit.
Për punonjësin e IMT, policia thotë se “Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
NJOFTIMI
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 39-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit.”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al