EMRI/ E dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet tutorja nga Patosi

Oct 19, 2024 | 14:50
SHPËRNDAJE

Një 45-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim për veprat penale “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje e lokaleve për prostuticion”.

Screenshot_8

Burime për panorama.al bëjnë me dije se tutorja e arrestuar është identifikuar me emrin Yllka Nuraj, banuese në fshatin Ruzhdijë në Patos.

45-vjeçarja është dënuar gjykata e Fierit me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostuticioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostuticion”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Y. N(Xh)., 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostuticioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, njofton policia.

Nuraj ushtronte veprimtarinë e jashtëligjshme me klientët një lokali në Fier kundrejt shumës 3000 deri në 5000 lekë.

45-vjeçearja u shpall fajtore për ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’, dhe u dënua nga togat e zeza me 4 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 3.4 vite pas hekurave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura