Një rast i rëndë abuzimi ka ndodhur në Sheqeras të Maliqit, ku një 43-vjeçar prej 4 vitesh dyshohet se abuzonte me një 12-vjeçare, e cila sot është në moshën 16 vjeç.
Sipas informacioneve, autori i identifikuar si Edison Sheme është shpallur në kërkim.
Mësohet se ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.
Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e një pas njëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al