EMRI/ Goditet veprimtaria e shitjes së lëndëve narkotike, policia arreston 26-vjeçarin, e pësojnë edhe dy të tjerë

Sep 24, 2024 | 11:10
SHPËRNDAJE

Një 26-vjeçar i identifikuar si Hajredin Hasa është arrestuar nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Trisha”.

arrestim

Sipas policisë ky person u arrestua pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia thote se ka lokalizuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”, shtetasit E. M. dhe A. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë Hajredin Hasës.

“Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje”, thuhet ne njoftim.

Njoftimi: 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Trisha”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në rrugën “Petro Nini Luarasi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trisha”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi H. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”, shtetasit E. M. dhe A. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë shtetasit H. H.  Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura