Emri/ Goditi me thikë për vdekje 40-vjeçarin, ja kush është autori i dyshuar i krimit! 35-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

Feb 14, 2024 | 13:04
SHPËRNDAJE

Ilir Koçilja është autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Halil Koka në Durrës.

policia durres

35-vjeçar është shpallur në kërkim nga uniformat blu dhe po punohet për kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar mesditën e sotme rreth orës 12:30, ku pas një sherri mes tyre Ilir Koçilja ka goditur me thikë Halil Kokën.

40-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

“Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital”, njoftuan uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura