Emri/ I akuzuar për tentativë vrasje, arrestohet 47-vjeçari pas 3 vitesh në arrati! Së bashku me tre të tjerë qëlluan me armë zjarri të riun

Nov 24, 2024 | 10:22
SHPËRNDAJE

Policia ka vendosur në pranga 47-vjeçarin Robert Merrnica, i cili akuzohet për tentativë vrasje në bashkëpunim.

arrestim

Sipas uniformave blu, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë ai tentoi të vriste me armë zjarri Pashk Palnikaj, 36 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj të Fierit, ku edhe ndodhi ngjarja në vitin 2021.

Ndaj 47-vjeçarit janë ngritur akuzat për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

FIER/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier operacioni i koduar “Tentativa”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. P., në fshatin Sulaj, Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestoi shtetasin R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tre autorët e tjerë të dyshuar

Pas ngjarjes në pranga u vendosën shtetasit:

Kiri Mernica , 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).

Mirand Mernica, 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Liri Biçaku, 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.

Vendimi i Gjykatës së Apelit

Në përfundim të gjykimit, më datë 19.11.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Brikena Ukperaj dhe z. Dritan Hasani, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 583, datë 04.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në lidhje me fajësinë dhe masën e dënimit për të pandehurit K. M, L. B e R. M sa i përket veprave të parashikuara nga nenet 323/1 e 278/1 të Kodit Penal, si dhe provat materiale e shpenzimet gjyqësore.

-Ndryshimin e vendimit nr. 583, datë 04.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën tjetër si vijon:

-Deklarimin fajtor të pandehurit K. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurit R. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurit L. B për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurit M. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76,22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit nga të pandehurit K. M, R. M, L. B dhe M. M të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura