EMRI/ Iu gjet armë, municion luftarak dhe kanabis në banesë, vihet në pranga 75-vjeçari

Sep 30, 2024 | 11:33
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar një 75-vjeçar në Shkodër, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pa leje dhe 2.63 kg cannabis sativa.

shkoder arme pa leje

Pal Gjolajt gjithashtu në banesë iu gjet dhe municion luftarak, i cili bashkë me armën dhe kanabisin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prekal”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të prodhimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë shtetasi që i mbante në banesë, në fshatin Prekal.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri dhë lëndë narkotike, në banesë, organizuan operacionin policor të koduar “Prekal”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Prekal, ku kanë gjetur rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuetruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 75 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura