EMRI/ Kapet i shumë kërkuari në Vlorë, vrau me armë një person në Itali

Mar 26, 2018 | 19:57
SHPËRNDAJE

Një 47 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës i cili liste shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për vrasje me armë.

arresturi greqi

Në prangat e policisë ra shtetasi Fatmir Halla, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma si i dënuar me 7 vite burg për vrasje.

Njoftimi i policisë:

 

Vlorë

 

Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje me armë në Itali.

 

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë zhvilluar një operacion për kapjen dhe arrestimin përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :

Fatmir Halla, 47 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Asti/Itali e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale ”Vrasje me armë”, të parashikuar nga nenet 575, 56 të Kodit Penal Italian dhe Ligjit 110/75.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura