EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron zëvendësministrin e ri të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Oct 23, 2024 | 19:07
SHPËRNDAJE

Këshilli i Ministrave, ka emëruar në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliun.

Enkelejd Musabelliu
Enkelejd Musabelliu

Me vendimin e marrë sot, Enkelejd Musabelliu bëhet zëvendësministri i pestë i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e drejtuar nga ministri Blendi Gonxhja.

Aktualisht postin e zëvendësministrit e mbajnë edhe Blerta Rama, Lira Pipa, Olta Manjani dhe Sokol Duma.

V E N D I M  PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura